Uji Dea

Haradinaj: Brenda a jashtë, do ta ndihmojmë Qeverinë

/ 1 minutë lexim

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur mbështetjen për qeverinë e vendit sa i përket dialogut me Serbinë, por ka thënë se ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket koalicionit.

“Nuk është një temë e Aleancës: në opozitë apo në Qeveri, edhe në rast se nuk do të arrijmë marrëveshje me Thaçin, ne do të ndihmojmë qeverinë e vendit në temën e dialogut, pasi që është një proces që nuk ndërlidhet me qeverisjen”, deklaroi Haradinaj, transmeton koha.

Fidanishtja

Në kuadër të vizitave të tij, Haradinaj sot vizitoi ish-policin Mazllum Bajraktari, i cili para gjashtë vjetësh ishte lënduar dhe tani është në karrocë invalidore.
Ai u lëndua gjatë përcjelljes së ministrit të atëhershëm, Fatmir Rexhepi.

Një takim tjetër gjatë ditës i Haradinajt ishte me përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.