Hidromorava

Haradinaj: BE-ja të ndërhyjë te Beogradi që t’i zbatojë marrëveshjet dhe të mos provokojë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë se Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se situata në veri është e papranueshme. Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se pavarësisht se si është marrë vendimi për reciprocitetin për targat, situata që është krijuar në veri pas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës, është i papranueshëm, shkruan Gazeta Express.

Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërhyjnë tek Beogradi dhe të kërkojnë nga ta që të mos e provokojnë situatën.

Kryetari i AAK-së, ka kërkuar edhe zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.

Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

United Hospital

Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.

E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.

Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.

Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!

RH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.