KKVITI

Haradinaj ‘bashkon’ liderët nga Presheva

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sot në Prishtinë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur përfaqësues nga i gjithë spektri politik nga Lugina e Preshevës.

Në takim me Ramush Hardinaj ishin Riza Halimi, Ragmi Mustafa, Galip Beqiri, Nagip Arifi, Jonuz Musliu etj.

Qëllimi i këtij takimi me ish-kryeministrin kosovar ishte kryesisht t’i urojnë lirimin e tij nga Haga dhe për t’iu uruar suksese në angazhimin e tij permanent në politikë për t’i kontribuar proceseve demokartike në Kosovë.

KKVITI

Veç kësaj Ahmet Jusufi,nënkryetar i AAK-së i cili shoqëronte Haradinaj në pritjen e mysafirëve nga Kosova Lindore, i ka deklaruar agjncisë së lajmeve “Presheva jonë” se ky ishte një takim vëllazëror me ldierët nga Lugina, ku padyshim u bisedua mbi situatën dhe zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës.

Krerët e AAK-së kanë premtuar se do të ndihmojnë Luginën e Preshevës në gjitha sferat, çfarë do të interesoheshin përfaqësuesit e Luginës.