Fundamenti

Haradinaj: AAK nuk do të rrinë indiferente ndaj çështjeve nacionale

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Lideri i AAK-së nuk ka mundur pa përmend as veriun e vendit dhe zhvillimet lidhur me këtë çështje duke thënë se ai dhe AAK-ja nuk kanë mundur të rrinë indiferent kur është në pyetje interesi nacional, por kanë dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim që, sipas tij, ka qenë domethënës.

Haradinaj ka takuar strukturat e partisë së tij në Gjilan pa të cilat tha se AAK-ja në tërësi nuk do të kishte kuptim, ndërkohë që edhe Gjilanin e ka vlerësuar si një qendër shumë të rëndësishme për Kosovën, duke bërë me dije kështu se sa është e rëndësishme që Gjilanin ta fitojë AAK-ja.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka thënë të premten në Gjilan, se oferta e tij për qytetarët e Kosovës është një qeverisje pa korrupsion. Sipas tij, duhet të punoj kjo gjeneratë, që gjenerata e ardhshme të ketë një vend më të mirë një qeverisje pa korrupsion.

I pari i Aleancës tha se Gjilani është një qendër tepër e rëndësishme për krejt vendin, ka kuadro të tilla që i duhen edhe qendrës prandaj në një Qeveri Haradinaj, Gjilani do t’i kishte njerëzit e saj dhe bashkëpunimi do të ishte i hapur e direkt.

UBT

Haradinaj ka thënë se ka një projekt zhvillimor për vendin i bazuar në energjinë dhe industrinë ushqimore dhe se kusht për një qeverisje të mirë me vendin, për një zhvillim ekonomik të saj, janë ligji e rendi, një qeveri pa korrupsion.

Lideri i AAK-së nuk ka mundur pa përmend as veriun e vendit dhe zhvillimet lidhur me këtë çështje duke thënë se ai dhe AAK-ja nuk kanë mundur të rrinë indiferent kur është në pyetje interesi nacional, por kanë dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim që, sipas tij, ka qenë domethënës.

Rexhep Kadriu, i nominuar për kryetar dege, ka thënë se besim që po merr nga të gjithë do ta arsyetojë me punë,për çka kërkoi ndihmën edhe nga të tjerët, për ta bërë bashkërisht AAK-në t’i fitojë zgjedhjet . Ai ka shtuar se në Gjilan situata e përgjithshme është e keqe dhe se AAK ja duhet të punoj shumë për të dal partia e parë, për të mirën e qytetarëve të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.