GRANDEMALL

Haradinaj: AAK e gatshme për t’i dhënë drejtim të ri Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në një takim të veçantë, në selinë e partisë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbledhur sot strukturat drejtuese të partisë, për të diskutuar çështjet thelbësore drejt zgjedhjeve të ardhshme nacionale në vend.

Kryetari Haradinaj ka thënë se AAK hyn më e mobilizuar se kurrë më parë në këtë proces zgjedhor, me bindjen e plotë për t’i fituar zgjedhjet nacionale të 8 qershorit dhe për të udhëhequr, siç ka thënë ai “duke i dhënë drejtim të ri vendit”.

Sipas tij, “garancë është platforma politike e AAK-së dhe lista zgjedhore, me njerëz kompetentë, ekspertë të shquar dhe personalitete të dëshmuara me punën e tyre, sot dhe në të kaluarën, me vizion e përkushtim për të ardhmen e vendit”.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, në prezentimin para medias, nënkryetari Ardian Gjini, ka folur për angazhimet e AAK-së në këtë periudhë në ndërtimin e listës zgjedhore dhe hartimin e platformës, më të mirës prej të gjitha partive, në garën për zgjedhjet e ardhshme.

Gjini ka potencuar faktin se, veç tjerash, ajo që e bën të veçantë AAK-së në këtë garë zgjedhore, është fakti se për herë të parë që prej zgjedhjeve të viti 2004, në krye të AAK-së dhe në garën zgejdhore, është kryetari dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, mungesa e të cilit ka qenë vështirësia dhe sfida kryesore e AAK-së, në të gjitha zgjedhjet e fundit nacionale në vend. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.