UBT

Haradinaj: AAK do t’i japë drejtimin e duhur vendit

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ftuar sot Kryesinë dhe kryetarët e degëve të AAK-së, për të prezentuar draftin final të Programit zgjedhor të AAK-së dhe për të diskutuar listën zgjedhore të AAK-së për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Gjatë prezantimit të programit, kryetari Haradinaj theksoi se “vendi duhet të marrë një drejtim të ri, me këtë program, i cili e bën shkëputjen e qartë nga një qeverisje e keqe, me një qeverisje që ka program konkret për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të Kosovës, duke pasur parasysh, gjithmonë, se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe qytetari i Kosovës të ketë vërtetw një qeverisje me duar të pastra”.

“Zhvillimi ekonomik, siguria, me theks të veçantë gjenerimi i vendeve të reja të punës, për mirëqenie dhe dinjitet të qytetarëve të Republikës së Kosovës, janë baza e këtij program zgjedhor”, tha Haradinaj.

Uji Dea

Kryetari Haradinaj ka thënë, gjithashtu, se garancë e implementimit të këtyre politikave dhe këtij programi, janë kolegët dhe kandidatët nga lista zgjedhore e AAK-së, e cila është listë gjithëpërfshirëse, e përzgjedhur, me njerëz të dëshmuar dhe ekspertë të shquar të të gjitha fushave.

Kryetari Haradinaj, në prezentimin për media, tha se AAK është e gatshme të marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e duhur dhe të dinjitetshme të vendit.