FITORJA

Hapja e fabrikës së municioneve, Gërxhaliu paralajmëron ndikim të madh në ekonominë e vendit dhe anëtarësimin në NATO

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënshkrimi i marrëveshjes me kompaninë turke nga ana e Qeverisë së Kosovës për funksionalizimin e fabrikës së municioneve në Kosovë, do të ketë ndikim të madh në ekonominë e vendit, ka vlerësuar ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu thekson se Kosova ka një traditë nga e kaluara në fushën e industrisë dhe sidomos atë të armatimit.

Por, ai shpreson që ky projekt të jetësohet dhe të mos mbes vetëm kampanjë zgjedhore.

GRANDEMALL

“Nuk dua të besoj që një projekt i tillë do të mbetet vetëm nën ombrellën e kampanjës zgjedhore por do të shndërrohet në realitet. Në rend të dytë Kosova është e vonuar për sa i përket prodhimit të municionit dhe armatimit, sepse ka trashëguar një traditë nga e kaluara ku ka pasur industri të shumta që kanë qenë të lidhura në mënyrë direkte apo indirekte me këtë veprimtari. Vetë fakti që sot Trepça i posedon në veti 3/4 e elementeve kimike dhe të metaleve që gjinden, besoj që Kosovës i jep një përparësi të pa kontestuar strategjike në këtë fushë. Duhet të analizohet edhe në forcimin e partneritetit me vendet Evropiane në veçanti me SHBA dhe NATO”, tha ai për EO.

Gërxhaliu thotë se hapja e kësaj fabrike fuqizon dhe përshpejton synimet e Kosovës që të bëhet pjesë e familjes evropiane dhe anëtare në NATO.

“Ky është një hap i vonuar, por i qëlluar e që duhet të zgjerohet që të mos kemi partner vetëm nga Turqia por edhe nga vendet e tjera. Synimet e Kosovës janë të jemi në familjen Evropiane, anëtare në NATO dhe besoj një gjë e tillë do ta përshpejtoj siç e kanë bërë edhe vendet e rajonit. Ekonomikisht do të ketë rendësi të shumta, jo vetëm sa i përket punësimit po një ndër pikat me kryesore është përmirësimi i bilancit të pagesave dhe në këtë drejtim çdo tentativë për ta politizuar dhe për ta kontestuar këtë projekt nuk i bënë ndwr Kosovës dhe ardhmërisë” , tha Gërxhaliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.