Eko Higjiena

Hapet zarfi 100-vjeçar

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Hapet pas një shekulli një zarf deri më tani i ruajtur në muzeun e Gudbrandsdalit, në Norvegji. Zarfi i përkiste kryetarit të bashkisë të Sel të asaj kohe, John Nygard, dhe mbante datën 26 gusht 1912. Në të shkruhej: të hapet në vitin 2012.

Zarfi me peshë 3,1 kilogramë dhe gjerësi 40 cm, ka mundur t’u mbijetojë dy luftërave Botërore.

UBT

Ceremonia e hapjes është zhvilluar paraditen e sotme nga përgjegjësi i muzeut, Kjell Voldheim. E përditshmja “Verdens Gang” ka bërë të ditur se brenda zarfit ndodheshin letra, dokumente dhe copa stofi, të cilat John Nygard ua dërgonte “brezave të ardhshëm”, transmeton TCH.