GRANDEMALL

Hapet rruga për procesin e Vettingut, sfidë konsiderohet votimi në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pasi Kushtetuesja i dha dritën e gjelbër shumicës amendamenteve të procesit të vettingut, sfidë po konsiderohet votimi i tyre në Kuvend, meqë ato kërkojnë votën e dy të tretës së deputetëve. Vendimi i Kushtetueses po konsiderohet që ka hapur rrugën e fillimit të një prej proceseve më të mëdha në fushën e drejtësisë.

Gati 10 muaj iu deshën Kushtetueses për të dalë me një vendim sa i përket kushtetutshmërisë së amendamenteve për procesin e Vettingut.

Megjithë pritjen, drita e gjelbër u dha, ku në vendimin e një dite më parë Gjykata Kushtetuese tregoi se nuk gjeti shkelje në shumicën e amendamenteve të vettinugt për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Këtë e mirëpriti ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke deklaruar se reforma e thellë në drejtësi do të bëhet.

ARKATANA

Por sfidë do të jetë kalimi i këtyre amendamenteve në Kuvend thotë avokati Ylli Zekaj, pasi për miratimin e tyre nevojitet votat e 2/3 së deputetëve.

Përderisa Gëzim Shala nga IKD thotë se është hapur rruga për një ndër proceset më të mëdha në drejtësi, ai tregon pse njëri nga amendamentet u kundërshtua nga Kushtetuesja.

Amendamentet e vettingut në drejtësi, në Kushtetuese i pati dërguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca përderisa aktgjykimi në fund thekson që nuk është kontestuese që pavarësia e pushtetit gjyqësor dhe sistemit prokurorial janë parime thelbësore të rendit kushtetues të Kosovës, e cila bazohet në vlerat e sundimit të ligjit dhe të demokracisë. /Dukagjini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.