ZN

Hapet reparti i Oftalmologjisë në spitalin e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ZN

Gjilan – Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë dy zëvendësministra Naim Fetahu e Kader Hyseini dhe Qemajl Mustafa i shoqëruar nga Abdylatif Latifi dhe mjekët specialist. Të gjithë thanë se tani pacientët e kësaj fushe e kanë më të lehtë trajtimin.

Pas shumë përpjekjeve edhe Spitali i Gjilanit është bërë me repartin e Oftalmologjisë. Pacientët kësaj fushe tash e tutje nuk kanë nevojë të bredhin nëpër institucionet tjera shëndetësore pasiqë për shumë raste ata mund të mjekohen edhe në Gjilan tha Abdylatif Latifi ushtrues detyre i drejtorit të spitalit.

Latifi tha se ky repart edhe pse me një hapësirë të kufizuar do të jetë në shërbim të pacientëve gjilanas, por edhe të Kosovës Lindore. “Kemi staf mjekësor dhe kemi tre mjek specialist kurse aparatura veç është porositur në vlerë të 45 mijë eurove. Përkrahja jonë si menaxhment për këtë repart nuk do të mungojë, por ne presim edhe përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë “tha Latifi.

Kurse Qemajl Mustafa tha se hapja e këtij reparti është një progres jo vetëm për Gjilanin , por edhe për ata që e kërkojnë ndihmën e kësaj fushe.”Unë besoj se menaxhmenti dhe stafi mjekësor janë të gatshëm që të punojnë e veprojnë konkretisht. Unë do e përkrahi këtë spital si institucion shëndetësor sepse pacientët janë tanët dhe kemi vullnet që të ndihmojmë e përkrahim propozimet konkrete” tha Mustafa.

Uji Dea

Mustafa tha se depolitizimi i shëndetësisë duhet të ndodhë sepse nuk e qon përpara avancimin profesional, por edhe mjekët duhet të punojnë e angazhohen më shumë. Duhet të avancohen kapacitetet profesionale” shtoj Mustafa.

Kurse Kader Hyseni zëvendësministër i Shëndetësisë tha se hapja e repartit është një nap i vogël, por ama i rëndësishëm. “Ministria e Shëndetësisë është e zotuar të ofrojë shërbime sa më të forta për pacientët dhe qytetarët e saj. Ky repart e shkarkon punën në QKUK dhe QKMF. Gjilani meriton më shumë hapësira shëndetësore dhe më tepër përkrahje sepse është regjion i madh” tha Hyseini.

Edhe Naim Fetahu zëvendësministër i Shëndetësisë ka inkurajuar stafin mjekësor dhe menaxhmentin për punën e mirë që po bëhet dhe ka falënderuar kryetarin e komunës për angazhimin e tij që spitali i Gjilanit të jetë model dhe shembull i bashkëpunimit me institucionet qendrore shëndetësore.

Mjekët specialist Halil Ajvazi dhe Besim Maliqi thanë se do të jenë në shërbim të punës profesionale dhe përkushtimi i tyre që pacientët të ndihen komod dhe të trajtuar mirë nuk do të mungojë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: