RCCOLA

Hapet konkursi për bursa të studentëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisioni i Këshillit Komunal të Bujanocit nga dita e sotme ka hapë konkurs për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Bujanocit në studimet themelore dhe ato master.

Studentët të cilët dorëzojnë kërkesën për bursë duhet të plotësojnë disa kushte si: të ketë të regjistruar për herë të parë vitin dhe masterin, dëshmi nga shkolla e mesme apo fakulteti përkatësisht suksesin e studimeve, që kandidati të mos jetë në marrëdhënie pune dhe të jetë nën moshën 30 vjeçare.

Sipas njoftimit të këtij komisioni, studentët, kërkesat e tyre për bursë mund ti dorëzojnë nga dita e sotme (28 dhjetor 2012) deri më 25 janar 2013, në Drejtorinë për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore, në zyrën numër 301 në ndërtesën e administratës komunale nga ora 10h deri në orën 14h.

Mobi Casa

Dokumentacioni i nevojshëm gjatë aplikimit:

Letërnjoftimi elektronikë, fotokopja e letërnjoftimit ose certifikatën mbi vendbanimin e kandidatit
Vërtetimi se për herë të parë ka regjistruar këtë vit të studimeve,
Vërtetimi mbi notën mesatare të suksesit prej 4.50 – 5.00 nga shkolla e mesme për studentët e vitit të parë,
Certifikatën mbi notën mesatare nga vitet e mëparshme të studimeve për studentët e tjerë.

Sipas njoftimit të nënshkruar nga Arbër Pajaziti, kryetar i Komisionit për ndarjen e bursave, kandidatët të cilët nuk do të sjellin dokumentacionin e plotë nuk do të merret parasysh kërkesa e tyre./Titulli.com/