ARKATANA

Hapet klasa këshilluese për gratë shtatzëna

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Kryetari i komunës Qëndron Kastrati, bashkë me drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Suna Zajmi dhe përfaqësueset nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, bënë hapjen e “Klasës për Nëna” në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kryetari Kastrati tha se kjo klasë do të shërbejë si qendër informuese e këshilluese për gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre, që nga periudha e paralindjes e deri tek paslindja e kujdesi gjatë zhvillimit të foshnjës dhe të gjitha grave do t’u jepen falas vitaminat “Prenatal”

“Jam shumë i lumtur që sot po bëjmë hapjen “Klasës për Nëna” në Kamenicë. Duke pas parasysh rëndësinë e këtyre klasave këshilluese dhe ndihmën që e ofrojnë, në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, po angazhohemi që grave shtatzëna t’ua lehtësojmë këtë periudhë”, tha ai.

UBT

Ndërkaq, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Suna Zajmi, tha se kjo klasë është e domosdoshme dhe do të jetë një ndihmesë mjaft e madhe për gratë në periudhën e shtatëzanisë, por edhe pas lindjes.

E përfaqësuesja nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Albiona Beha tha se klasa e hapur sot në Kamenicë është e 11 në Kosovë dhe deri më tani 5000 gra kanë përfituar nga këto qendra këshilluese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.