Eko Higjiena

Hapet ekspozita personale e artistes holandeze

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Qendrën për Art Bashkëkohor “Varg e Vi” në Gjilan, u hap ekspozita nga Maureen Bachaus, artiste nga Holanda. Në këtë ekspozitë u ekspozuan video-arte, instalacion, fotografi dhe vepra të tjera, ku shpalojnë rrëfimin në forma krejtësisht simbolike. Në ekspozitë morën pjesë shumë krijues dhe artdashës gjilanas, por edhe më gjerë.

Avni Rudaku, kritik i artit, njëherazi edhe anëtar i “Varg e Vi”, tha për rajonipress, veprimtarinë e artistes holandeze. Sipas Rudakut, Bachaus ka përfunduar Artet e Bukura në vendin e saj të origjinës, në qytetin Maastricht të Holandës. Ajo ka marrë pjesë me ekspozitat e saj personale dhe grupore, në disa galeri të njohura dhe shtete të ndryshme si në Holande, Belgjikë, Angli , New York etj. Tani kemi mundësinë që ta kemi edhe në Kosovë, respektivisht në Qendrën e Arteve Bashkëkohore “Varg e Vi” në Gjilan – ka theksuar Rudaku.

UBT

“Në punimet e artistes holandeze Bachaus, mund të gjeni materiale letre, copa druri, gozhda dhe sende të tjera të vjetra, disa prej të cilave i ka përdorur vetëm në fillimet e krijimeve të saj, por gjithnjë duke u marrë sidomos me anën psikologjike njerëzore dhe dramat sociale. Ajo është bërë e njohur sidomos me “Project identification”, e cila ka në qendër rrëfimin njerëzor. Qasja dhe filozofia e saj artistike, sendërtohet sidomos në rrëfimet tragjike njerëzore, fatin individual të njeriut dhe të komuniteteve të braktisura të shoqërisë, duke i dhënë asaj veçanti në qasje dhe kodin tematik, por edhe duke e bërë një prej artisteve që shfrytëzon materialet tradicionale dhe bashkëkohore, për të sinkronizuar kohët dhe kulturat e ndryshme, për t’i puqur dhe për t’i bërë të duken ato të integruara në mes veti, sikur të jenë me prejardhje të njëjtë. Tamam si një artiste kontemporane, Bachaus, ‘viziton’ kohët dhe kulturat, për të ardhur tek e përbashkëta e tyre dhe rezultati i ri artistik” – u shpreh kritiku Rudaku.

Artistja Bachaus vjen për herë të parë në Gjilan, me ftesë të Qendrës për Arte Bashkëkohore “Varg e Vi”. Kurator i kësaj ekspozite ka qenë Jeton Muja. Ekspozita do të mbetet e hapur për disa ditë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.