FITORJA

Hapet ekspozita me fotografi në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Gjilan të shtunën është hapur ekspozita me fotografi nga shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, për të nisur kështu festa e pavarësisë e cila do të përfundoj me një koncert të madh festiv me artist të estradës nga Gjilanit, nesër më 17 shkurt 2013.

Ekspozita dhe të gjitha aktivitetet e tjera janë organizuar nga drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mbështetje të fuqishme nga kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa.

Me këtë rast Enkelejda Arifi, zyrtare për kulturë në DKRS, tha se ekspozita është njëri nga aktivitetet që drejtoria ka planifikuar në kuadër të 5 – vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Fotot që sot kanë mundësi t’i shohin qytetarët tanë janë shkrepje të aparatit në momente të ndryshme dhe vende të ndryshme në qytet gjatë kohës sa pritej të Shpallet Pavarësia e Kosovës dhe pas shpalljes së saj.

Ajo tha se Kosova për këto vite ka ecur mjaftë mirë në prioritetet e saj, por presim që gjatë një të ardhme të afërt shteti ynë të jetë edhe dejuro pjesë e Bashkimit Evropian ku edhe e ka vendin krahas vendeve të tjera rajonale.

FITORJA

Ajo gjithashtu tha se aktivitetet që ka planifikuar drejtoria e kulturës janë të shumta, ku sot do të kemi edhe një koncert të ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota” prej orës 18:00 në sallën e teatrit, ndërsa dita e nesërme do të filloj me homazhe në varrezat e dëshmorëve prej orës 10:00, pastaj është loja e basketbollit nga lojtarët me karroca që është planifikuar në orën 11:00, në orën 12:00 është koncerti për fëmijë para Teatrit të Qytetit, për ta përmbyllur me një koncert të madh festiv i cili pritet të filloj në orën 18:00 para teatrit të Gjilanit.

Interesimi i qytetarëve për të shikuar këtë ekspozitë ishte i madh që në fillimin e hapjes së saj, ekspozita mbetet e hapur për t’u parë nga të gjithë të interesuarit.

Komuna e Gjilanit i uron të gjithë qytetarëve të saj dhe më gjerë, 5 – vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.