Fundamenti

Hapet edicioni i tetë i ekspozitës ndërkombëtare “Salloni Vjeshtor”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në kuadër të organizimeve të Javës së Rinisë nga Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport, në Galerinë e Qytetit në praninë e artdashësve gjilanas dhe atyre kosovarë mbrëmë në Gjilan u hap Ekspozita ndërkombëtare dhe tradicionale për artistët e rinj “Salloni vjeshtor” për vitin 2012.

Hapjen e edicionit të tetë të ekspozitës ndërkombëtare “Salloni Vjeshtor” në Gjilan e bëri Veton Nevzadi, drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport i Komunës së Gjilanit, i cili me këtë rast falënderoj komunitetin e gjerë të artistëve gjilanas për punën e vazhdueshme që po e bëjnë për të mbajtur dhe avancuar vlerat artistike në nivel komune dhe vendi.

Nevzadi u zotua se së bashku me kryetarin Qemajl Mustafa do tu jenë pranë artistëve gjilanas në realizimin e projekteve të tyre që janë në funksion të promovimit të vlerave të mirëfillta kulturore nga të gjitha hapësirat në Gjilan.

Mobi Casa

Nevzadi ka falënderuar në mënyrë të veçantë artistët e rinj gjilanas që veçanërisht kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti si Jeton e Arian Rexhepi dhe Roland Masurica.

Juria profesionale e përbërë nga Roland Masurica dhe Ivan Shumarov nga Bullgaria vendosi që çmimin e parë të “Sallonit Vjeshtor” të Gjilanit të ja ndajë artistes bullgare Viora Gureva, çmimin e dytë piktores Rudina Morina dhe çmimin e tretë piktores amerikane Melanie Rae Kate nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /rajonipress/