FITORJA

Hapet dëgjimi publik për transportin urban

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan -Komuna e Gjilanit është duke u përgatitur që të fillojë me transportin urban nga fundi i këtij viti, ose fillimi i vitit tjetër.

Për t`iu dhënë mundësi qytetarëve që të shprehin mendimet e tyre për transportin urban, këtu është hapur edhe dëgjimi publik dy ditor, i cili po mbahet në sallën e Teatrit të Qytetit, nga ora 12:00 – 16:00.

Transporti urban do të dizajnohet sipas nevojave të qytetarëve. Pasi që është projekt i rëndësishëm dhe shumë kompleks në kuadër të strategjisë për mobilitet, komuna e Gjilanit po ndihmohet nga ekspertët amerikanë të qytetit Golden të Kolodarës, të cilët kanë një përvojë të admirueshme në këtë fushë, ka thënë Omer Daku, nënkryetar i Komunës, në hapje të dëgjimit publik.

UBT

Ai nënvizoi se qytetarët kanë mundësi që t`i japin idetë, sugjerimet dhe zgjidhjet e tyre sa u përket vijave të transportit urban, vendndalimeve të autobusëve, parkingjeve, rrugëve dhe trotuareve, ka thënë Omer Daku, njëherësh kryesues i grupit për mobilitet.

Qytetarët do të vendosin se a kemi nevojë për një transport urban, apo jo, ka thënë Daku, duke nënvizuar se nëse gjithçka shkon siç duhet, atëherë nga fundi i këtij viti, ose fillimi i vitit të ardhshëm, në Gjilan mund të fillojë transporti urban.

Ky projekt mundësohet nga USAID-DEMI dhe me vete ka tre ekspert amerikan Dan Hartman,Rick Muriby dhe Anne Beierle nga qyteti Golden-Colorado./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.