Hapen rrugët edhe në fshatrat kufitare të Karadakut

Gjilan – Kompania e kontraktuar ka hapur rrugën në fshatin Çelik, tha Shefket Bajrami.
Komuna e Gjilanit e ka hapur dhe mirëmbajtur rrugën edhe në fshatrat malore si Çeliku.
Shefket Bajrami aktivist nga fshati Çelik tha se janë të kënaqur që rruga është mirëmbajtur rregullisht. “Që nga dita e parë është mirëmbajtur kjo rrugë dhe nuk kemi pasur probleme edhe pse borë ka rënë pothuajse çdo ditë” tha Bajrami./rajonipress/