Mobi Casa

Hanz Zimmer i shokuar me sulmin në kinema

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kompozitori me famë botërore, Hans Zimmer, është tronditur nga masakra në një kinema në Kolorado, duke zbuluar se tragjedia e ka shkatërruar festën që duhej të bënin ai dhe stafi i setit të filmit “Batman: The Dark Knight Rises”.

Fituesi i çmimit Oscar e krijoi pjesën kryesore muzikore të filmit, që nuk u arrit të shfaqej si premierë në Kolorado për shkak të sulmit terrorist.

UBT

“Ne të gjithë jemi të tronditur nga ajo që ndodhi. Unë nuk kam fjalë. Fjalët janë të pa vlera tani, jam i tronditur. Është pikëlluese. Është dashur të festonim dhe shikoni se çfarë ndodhi”, ka theksuar Zimmer.

Hans Zimmer është kompozues edhe i vijës melodike të filmit Pirates of the Caribbean dhe të shumë filmave tjerë që kanë arkëtuar qindra miliona dollarë.