Mobi Casa

Hanks: Serbët do të kthehen në Kosovë

/ 1 minutë lexim

Aktori i njohur, Tom Hanks, gjatë një show televiziv ka thënë se Kosova gjithmonë ka qenë Serbi dhe sërish do të bëhet një ditë.

Duke folur për fillimin e xhirimeve të spektaklit të Hollywood-it rreth “Historisë së Shtetit të Izraelit”, që prodhohet nga Steven Spielberg dhe ku Hanks do të luajë një rol të rëndësishëm, ai e ka krahasuar situatën e hebrenjve me vuajtjet e serbëve të Kosovës.

Fundamenti

Sipas mediave të huaja, aktori australian, i cili vite më parë është kthyer në ortodoks, ka thënë se Kosova ka qenë e banuar me serbë, të cilët kanë ndërtuar manastire dhe kanë pasur mbretër, e që më pas janë dëbuar nga shqiptarët.

“Në fund të shekullit 20 bombat e NATO-s ranë mbi serbët, por ata ende nuk e pranojnë Kosovën si një shtet dhe me krenari thonë se Kosova është Serbi, sikur hebrenjtë të cilët dikur u kthyen në vendin e tyre, ndoshta ky është rast i njëjtë me serbët”, – citon BW të ketë thënë fituesi i çmimit Oscar. /Indeksonline/