Fundamenti

“Handikosi” kërkon mbështetjen institucionale nga Komuna e Vitisë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi ka pritur sot përfaqësues të Handikosit të Gjilanit dhe Vitisë dhe me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar lidhur me gjendjen e personave me aftësi të kufizuara në këtë komunë.

Gjithashtu gjatë këtij takimi përfaqësuesit e kësaj organizate kanë folur edhe për vështirësitë me të cilët përballet ajo dhe njëherit ka kërkuar ndihmën e kryetarit Arifi për zyrën e Handikosit në Viti.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi theksoi se komuna e Vitisë do të mundohet të mbështes kategorinë e njerëzve me aftësi të kufizuar, por shtoi se mundësitë buxhetore janë të vogla.

Mobi Casa

Ndërkaq Remzi Kçiku, Drejtor Regjional nga Hendikosi në Gjilan theksoi se zyra e kësaj organizate në Viti , por edhe personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë për mbështetjen institucionale sidomos kjo zyre duke potencuar se ka kohë që zyrës së Handikosit në Viti është shkyçur nga rrjeti elektrik, por shtoi se ajo ka edhe mungesë të lëndës djegëse.

Ai ndër tjera përmendi edhe disa vështirësi me të cilën përballën ata dhe kërkoj nga kryetari që tu ndihmoj disa rasteve duke potencuar se ka raste që iu nevojitet ndihma emergjente./rajonipress/