GRANDEMALL

Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e PDK-së matet me premtimet që i ka bërë në të kaluarën dhe që i ka realizuar.

Sipas Hamëz, rritja e pagave është një detyrim i Qeverisë dhe assesi bujari apo bamirësi.

Tutje Hamza ka thënë se në këtë qeveri po mungon transparenca dhe llogaridhënia.

Fundamenti

“Ne matemi me premtimet që i kemi bërë dhe i kemi realizu. Janë një për një të listuara dhe nuk mundesh në fund të mandatit me thënë kemi me i bërë. Dy shtyllat kryesore në qeverisje janë transparenca dhe llogaridhënia, e që po mundojnë të dyjat. Llogaridhënia është ose në Kuvend, llogaridhënia është edhe përmes paraqitjes publike, përmes debateve, përmes pjesëmarrjes në debate. Sepse kur folëm për rritjen e pagave, nuk është ajo bujari ose bamirësi, ajo është detyrim i Qeverisë. Se ti je tu punu me paret e taksapaguesve të vendit dhe ti ki obligim edhe me qenë transparent edhe me pas llogaridhënie për ato”, u shpreh Hamza.

Tutje kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ai në Qeveri do të shkoj për të punuar e jo për të mësuar, pasi siç u shpreh, ai tashmë ka një bagazh të madh prapa vetes, por edhe një ekip që di t’i zbatoj planet.

Çka mu m’ka karakterizu në punën tem, edhe unë e kam përparësinë se nuk shkoj aty me mësu, shkoj aty me punu, se mbrapa vetes e kam një karrierë të ndërtuar, të kombinuar në sektor privat, ndërmarrje shoqërore, sektor publik, nivel lokal e nivel qendror edhe e kam shumë të qartë se çka duhet me bë javën e parë dhe jo me shku e me prit aty se çka po vjen në radhë edhe me mendu ti që mandati të zgjatë, ti garon për 4 vjet, por mandati të zgjatë nja 10 vjet për me i kry punët tua. Si të nisen në kohë, nuk mun i realizon dhe në fund të mandati, nuk mundesh me thënë këto i kom pas premtimet e kom fillu studimin e fizibilitetit, jo more në fund të mandatit duhet me i pre shiritat, duhet me i dorëzu projektet. Me program të qartë, me premtime e projekte të matshme, me financim të qartë, është mirë me e pas programin, por programi nuk është garantues që ki me pas sukses. Nëse s’ki rreth vetes ekip që ta zbaton programin, nëse t’i nuk i mban përgjegjës në baza periodike vartësit e tu, ministrat a e kanë zbatu programin. Nëse ata futen në një konfortzonë, edhe s’punojnë, s’kanë llogaridhënie, ju mungon transparenca, nuk e kanë shqetësimin se a e humbin vendin e punës edhe e kryjnë angazhimin e tyre politik, sepse kryeministri i mbron me çdo kusht, kushdo qoftë ai, sigurisht që rezultatet mungojnë”, u shpreh Hamza.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.