Uji Dea

Hamza: Rikthim i partneritetit strategjik me SHBA-në, dyfishim i pagave dhe pensioneve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur një tubim zgjedhor ku kryetari dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, prezantoi programin e partisë, raporton Ekonomia Online.Ai premtoi anëtarësim në NATO, njohje nga sa më shumë vende, integrim në Bashkimin Evropian dhe rikthimin e partneritetit strategjik me SHBA.

ARKATANA

Hamza theksoi luftën kundër rritjes së çmimeve, mbështetjen për bizneset, fermerët dhe investitorët, si dhe rritje të pagave, pensioneve dhe investime në shëndetësi dhe arsim.“Anëtarësim në NATO. Njohje nga sa më shuam vende. Anëtarësim në Këshilklin e Evropës. Statusi kandidat dhe drejtimi që nuk ka alternativë Kosovë në Bashkimin Evropian. Rikthimi i partneritetit sStretegjik me Shtete e Bashkuara të Amerikës. Viteve të fundit na ka karakterizuar me një qeveri, e cila ka bërë ndarje, e cila ka premtuar dhe ka përmbushur pak premtime dhe ka përçarë dhe ka bërë drama. Kjo duhet të ndërpritet. Çmimet janë rritur, çmimet e artikujve bazë janë rritur 40-50 për qind, e ka edhe 100 e mbi 100 për qind, njëri prej tyre është çmimi i energjisë elektrike që e ka përkeqësuar standardin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Kjo duhet të ndërpritet. Po fillon kapitulli i ri, kapitull i zhvillimit e shpresës. Ne do të ndërmarrim reforma për krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset prodhuese e inovative, përkrahje për – 30 milionë euro për vitin e parë, spital të ri rajonal në Mitrovicën e Jugut dhe investime në QKUK.Ai ftoi qytetarët të votojnë sipas bindjes së tyre, duke promovuar PDK-në si opsionin për “kapitullin e ri të zhvillimit e shpresës”.“Fitores së PDK-së i gëzohemi të gjithë ne, edhe diaspora që këto ditë është këtu në Kosovë. Mirë se kanë ardhur në shtëpinë e tyre, sepse kanë kontribut të jashtëzakonshëm, me pjesëmarrjen e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të pasluftës, ku vetëm vitin e kaluar kanë ardhur në Kosovë mbi 1.3 miliardë euro, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Unë ju them votoni sipas bindjes së juve, e unë ju them votoni për PDK-në”, tha Hamza.