FITORJA

Hamza: PDK s’hyn në asnjë koalicion me VV, do të punojmë që qytetarët ta kenë qeverinë për të cilën kane votuar shumica

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nuk do të hyjnë në koalicion me VV, teksa shtoi se do të punojnë për t’ia dhënë qytetarëve “qeverinë për të cilën kanë votuar shumica“.

“Sot është një ditë më ndryshe se dje, vullneti juaj u shpreh qartë dje. VV ka humbur një numër të madh të votave, shumë qytetarë që e kanë votuar në të kaluarën tashmë vec ia kanë kthyer shpinën, ata erdhën kryesisht në PDK dhe në LDK. Kryeministri në detyrë i paraqiti këto zgjedhje si një referendum për vete dhe qeverinë e tij, por qëllimi nuk u arrit. Ai kërkoi 500 mijë vota por nuk i mori, nuk ia dhanë qytetarët. Sot shumica e qytetarëve që votuan nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë, qytetarët me vullnetin e tyre i kanë besuar opozitës prandaj në këto zgjedhje i kanë fuqizuar partitë opozitare. Kjo më obligon mua dhe PDK, si partia më e madhe opozitare, që të sillem në mënyrë të përgjegjshme për ta respektuar vullnetin e shumicës shqiptare për ndryshim. Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me VV’në, kemi dallime të mëdha, ata duan pushtet absolut, s’kanë as program dhe gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi edhe në studiot televizive. Ata i ofenduan kundërshtarët politikë, edhe me këtë edhe qytetarët”.

Uji Dea

“Ne kemi detyrim dhe përgjegjësi t’ia japim qytetarëve qeverinë që ata duan dhe që e kanë votuar”, shtoi ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.