Fundamenti

Hamza: Kosovës i duhet dera e hapur në Amerikë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike, Bedri Hamza ka deklaruar se do të riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse i arrin të marrë votat e duhura për t’u bërë Kryeministër i Kosovës.

Thotë se do të bashkëpunoj ngushtë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Hamza, në intervistën në Rubikon ka deklaruara se Kosovës i duhet dera e hapur në Amerikë dhe se ajo duhet të jetë adresa e parë ku Kosova mund të drejtohet si shtet.

Uji Dea

“Kosova ka qenë me fat edhe është rast i rrallë që është përkrahë nga të dy partitë politike në SHBA, edhe nga Republikan edhe nga Demokratë. Në kohën e bombardimeve ka qenë Klintoni demokrat, në kohën e pavarësisë ka qenë Bushi republikan, të dy partitë e kanë përkrahur gjithmonë Kosovën”.

“Ne duhet të zhvillojmë raporte të mira me SHBA-në edhe gjithmonë të jemi mirënjohës e falenderues dhe të jetë adresa jonë e pare ku të drejtohemi. Prandaj edhe me Administratën e Presidentit Trump do të punojmë ngushtë. Fatkeqësisht nuk kemi qenë mjaftueshëm prezent në Uashington dhe në qendrat tjera vendimmarrëse gjithandej botës viteve të fundit. Ne duhet të jemi shumë prezent, të jemi komunikues me ta, të bisedojmë për nevojat tona t`i dëgjojmë edhe këshillat edhe kërkesat. Neve na duhet bashkëpunim i ngushtë sa ma shumë që e kemi derën e hapur. Ne na duhet një derë e hapur me SHBA, për atë që merremi vesh ta repektojmë në përpikmëri”, ka deklaruar Hamza. /klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.