ARKATANA

Hamza intervistohet nga ish-partiaku

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-ministri i Financave Bedri Hamza të enjten është rrëfyer para ish-bashkë partiakut të tij në PDK, tani kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Sejdi Rexhepi. Së bashku me Hamzën, të enjten janë intervistuar edhe gjashtë kandidatët tjerë, të cilët kanë plotësuar kriteret teknike për postin e të parit të BQK-së.

Në intervistë janë ftuar ish-ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili edhe është më i favorizuari për t’u zgjedhur Guvernator, Gani Gërguri, guvernator aktual dhe pesë kandidatët e tjerë, Valentin Toçi, Safet Merovci, Xhemajl Gashi, Flamur Keqa dhe zëvendësguvernatori Nexhat Kryeziu.

Kryetari i Bordit, Sejdi Rexhepi për “Tribuna Shqiptare” ka thënë se procesi i intervistimit të shtatë kandidatëve ka shkuar mirë, dhe se të gjithë kandidatëve u është dhënë kohë e mjaftueshme për të prezantuar vizionin dhe programet që mendojnë të realizojnë në periudhën sa ata pretendojnë të jenë Guvernator. Ai ka njoftuar se paneli do të rekomandojë së paku dy kandidatë për t’u votuar në Kuvendin e Kosovës por sipas tij, do të ketë edhe verifikime për konflikt interesi dhe në organet e drejtësisë.

Uji Dea

“Pas rekomandimit nga paneli, kandidatët do të verifikohen në institucionet e drejtësisë dhe në Agjencinë për Regjistrimin e bizneseve se kanë konflikt interesi dhe a i plotësojnë kushtet për të qenë guvernatorë dhe më pas do të mblidhet edhe njëherë paneli dhe do të rangoj kandidatët në bazë të poenëve të fituar ”, ka deklaruar Rexhepi.

Ndryshe, kryetari i bordit Sejdi Rexhepi kohë më parë ishte anëtar i PDK-së dhe kjo sipas tij, nuk do të reflektojë aspak në vlerësimin e ish-bashkëpartiakut Bedri Hamza.

“Në realitet unë ka më tepër se 7 vite që jam jashtë rrjedhave të aktiviteteve politike. Edhe atëherë kur kam qenë isha në vijën profesionale dhe kam dhënë kontributin në vijën e një eksperti të ekonomisë. As atëherë dhe as sot grupet e interesit nuk kanë pas ndikim në përcaktimet e mia dhe nuk do të kenë as tash. Natyrisht nëse dikush dëshmon se ka profesionalizëm askush nuk mund të largohet nga kandidatura në qoftë se ligji një gjë të tillë nuk e përcakton”, është shprehur Rexhepi. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.