Fundamenti

Hamiti: LDK e vetmja alternativë për ta larguar këtë qeveri të keqe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Në një takim që ka pasur dega e LDK-së në Kamenicë ku kanë marrë pjesë edhe Sabri Hamiti, Ismet Beqiri, Lutfi Haziri e Lirije Kajtazi është thënë se LDK po përgatitet për t`i fituar zgjedhjet nacionale. Sabri Hamiti ka thënë se LDK-ja është e vetmja alternativë për ta larguar këtë qeveri të keqe.

“LDK-ja është e vetmja alternativë për ta larguar këtë qeveri të keqe”. Kështu është shprehur Sabri Hamiti të shtunën në Kamenicë i cili së bashku me Ismet Beqirin, Lutfi Hazirin e Lirije Kajtazin kanë vizituar degën e LDK-së në këtë qytet e cila humbi në zgjedhjet e fundit lokale, raporton rajonipress.

Hamiti ka thënë se LDK-ja në nivel vendi e ka rritur votën popullore sepse tani jemi partia numër një në Kosovë. “Fitorja e LDK-së në Gjilan e Viti na dëshmon se ne mund të jemi fitues real të zgjedhjeve nacionale” ka thënë Hamiti.

Mobi Casa

Hamiti ka thënë se këto takime me degët po mbahen për të mobilizuar LDK për zgjedhjet nacionale.”LDK unike dhe e bashkuar do të jetë e fuqishme sepse numrat në zgjedhjet lokale tregojnë se jemi partia e parë dhe padyshim që me punën tonë të përbashkët edhe do të fitojmë” ka shtuar Hamiti.

Kurse, Shaip Surdulli kryetar i LDK-së në Kamenicë ka thënë se jemi në proces të analizës së zgjedhjeve lokale. “Edhe pse e kemi arritur përqindjen dhe votën për LDK në Kamenicë, nuk kemi arritur ta fitojmë postin e kryetarit, por ne sërish jemi partia e parë në komunë, po ashtu kemi edhe numrin më të madh të këshilltarëve në Asamble”.

Surdulli ka thënë se tani i mbetet aktivistëve, nëndegëve, degëve të LDK-së që të angazhohen maksimalisht për t`i fituar zgjedhjet nacionale./rajonipress/