ARKATANA

Hamiti: Gjilani historikisht ka qenë dhe do të jetë bastion i LDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sabri Hamiti tha të shtunën në Gjilan se historikisht Gjilani ka qenë bastion i LDK-së dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. LDK-ja do t`i fitojë zgjedhjet në tërë Kosovën dhe në Gjilan tha ai. Lutfi Haziri tha se LDK në Gjilan do të kthehet në qeverisje me votën e qytetarëve.

Me rastin e 23 vjetorit të themelimit dega e LDK-së në Gjilan në mënyrë solemne në teatrin e qytetit e ka shënuar këtë përvjetor ku merrnin pjesë strukturat qendrore, kryetarët e këtij subjekti nga Anamorava dhe mysafirë të shumtë.

Duke përshëndetur këtë përvjetor Sabri Hamiti nga kryesia qendrore tha se Gjilani historikisht ka qenë dhe do të mbetet bastion i LDK -ë.”LDK-ja do t`i fitojë zgjedhjet në nivel Kosove , por edhe në Gjilan sepse kjo parti është e vetmja alternativë e besueshme për Kosovën. Tani është koha që të punojmë dhe t`i fitojmë zgjedhjet “ tha Hamiti.

FIDANISHTJA

Lutfi Haziri kryetar i degës së LDK-së në Gjilan tha se Gjilani nga një qendër e zhvilluar ekonomike është shndërruar në një qytet me një papunësi më të madhe në rajon.”LDK-ja bindshëm do të kthehet fituese në Gjilan dhe kësaj radhe me votën e qytetarëve të Gjilanit të cilët çdo ditë po shprehen të pakënaqur me këtë qeverisje. Ky pushtet do të ndërrohet sepse Gjilani po sakatoset çdo vit. Për pesë vite kemi pasur një depresion ekonomik në Gjilan dhe këtë nuk e kanë merituar gjilanasit “ tha Haziri.

Haziri tha se edhe 23 javë janë zgjedhjet dhe të gjithë duhet të punojmë e luftojmë që të kthehemi aty ku edhe kemi vendin, aty ku edhe meritojmë të qeverisim” tha Haziri.

Kurse Lirije Kajtazi kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së tha se populli i Gjilanit nuk e ka merituar të përbuzet në këtë mënyrë dhe kemi vërejtur se pushtetarëve gjilanas u mungon edukimi parësor. Kajtazi tha se LDK po bëhet gati të marrë qeverisjen sepse kështu po dëshirojnë pjesa dërmuese./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.