Mobi Casa

Hamdi Salihi ka gjetur parajsën në Kinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tiranë – Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Hamdi Salihi, as nuk ka ëndërruar një start më të furishëm se ky që ka bërë në kampionatin kinez. Në dy paraqitjet e para te skuadra Jiangsu Sainty, Salihi 29-vjeçar ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim, si dhe ka fituar Superkupën e Kinës. Salihi në një intervistë dhënë të hënën për “Panorama Sport”, ka thënë se në Kinë ai ka gjetur parajsën.

Eco Higjiena

“Jam shumë i lumtur për këtë debutim në Kinë. Në të tilla raste duhet të kesh fatin me vete dhe unë mendoj se e kam pasur në dy ndeshjet e para që kam zhvilluar me klubin kinez. E kam nisur vitin me shumë dëshirë dhe i motivuar për t’u rikthyer atje ku duhet. U bënë disa muaj që po pushoja dhe vërtet më kishte marrë malli për të luajtur dhe sigurisht për t’u kthyer në nivelet e pritshme. Gjatë kësaj periudhe jam stërvitur mirë dhe kjo kishte efekte te skuadra e re. Në çastin që m’u dha rasti të luaja, jam futur në fushë me një dëshirë të jashtëzakonshme”, ka thënë Salihi.(koha)