Fundamenti

Hamdi Salihi braktis Skënderbeun

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Hamdi Salihi i ka dhënë fund aventurës te Skënderbeu. Sulmuesi i Kombëtares nuk ka udhëtuar fare me ekipin nga Korça drejtë Zagrebit për ta luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Zagrebit.

Salihi nuk ka udhëtuar në Kroaci pasi vuan nga një lëndim, por më i rëndësishëm është fakti që 31-vjeçari nuk do të jetë pjesë e kampionëve të Shqipërisë për sezonin e ardhshëm.

Në kampin korçare prisnin me optimizëm që Salihi të qëndronte në Shqipëri, por një ofertë joshëse nga Izraeli e ka shtyrë ta ndërpresë në këtë moment bashkëpunimin me Skënderbeun.

Fundamenti

“Hamdi Salihi me 90% nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. Ai nuk ka mundur të riaftësohet në kohë për ndeshjen me Dinamon e Zagrebit e për rrjedhojë nuk është grumbulluar. Por mund të them se është larguar përfundimisht nga skuadra, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Izraeli.”, ka deklaruar trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa për ‘SuperSport’.

Hamdi Salihi ishte pika e referimit e Skënderbeut në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi kuqezi ka arritur të shënojë 5 gola këtë garë më të rëndësishëm europian për klube.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.