Fundamenti

Hamdi Ismaili zgjidhet drejtor i prokurimit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në konkursin intern për pozitën e drejtorit në zyrën e prokurimit ka fituar sipas kritereve të konkursit Hamdi Ismaili. Ismaili tashmë edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e drejtorit dhe premton punë profesionale e angazhuese në këtë sektor të rëndësishëm komunal.

Hamdi Ismaili përfundimisht ka marrë detyrën zyrtare si drejtor në zyrën e prokurimit publik në Gjilan. Ismaili në këtë pozitë është zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe sipas kritereve të parapara me konkurs.

Për këtë pozitë kishte konkurruar edhe Vebih Geci gjithashtu zyrtar i certifikuar në fushën e prokurimit publik.

Mobi Casa

Ismaili tha për rajonipress se do të punojë në mënyrë profesionale dhe të angazhuar sepse ky sektor është shumë i ndjeshëm dhe kërkon punë precize. “Unë do të jem në shërbim të punëve më efikase duke mos lënë hapësirë që të tjerët të na kritikojnë “ tha Ismaili.

Hamdi Ismaili është i certifikuar në fushën e prokurimit publik dhe ka katër vite që ka punuar në këto detyra dhe angazhime si zyrtar i prokurimit publik. Ismaili tha për rajonipress se do të vazhdojë të punojë në kontinuitet dhe në të mirë të qytetarëve dhe të shërbimeve më efikase.

Ismaili tashmë ka marrë edhe vendimin e shkruar nga Qemajl Mustafa, ku edhe zyrtarisht merr detyrën e re si drejtor në zyrën e prokurimit ./rajonipress/