Eko Higjiena

Haluk Haliçik organizon pritje speciale për delegacionin nga Gjilani

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nazeli – Kryetari i qytetit Nazeli që ka mbi 150 mijë banorë ka pritur në një darkë pune enkas delegacionin nga Gjilani që po kryesohet nga Qemajl Mustafa. Në këtë takim Haliçik ka sjellur tërë ekipin e tij menaxherial duke përfshirë edhe deputet dhe përfaqësues shqiptarë.

Delegacioni nga Gjilani pos aktiviteteve të shumta dhe agjendës së ngjeshur duke vizituar institucione shtetërore, objekte të trashëgimisë kulturore e sportive, biznese të ndryshme , ata në një takim special dhe vetëm për delegacionin gjilanas janë pritur në një darkë pune nga kryetari i Nazelisë , Haluk Haliçik.

Në këtë takim pune Haliçik kishte ftuar tërë ekipin e tij menaxhues duke përfshirë drejtor , zyrtarë të lartë , këshilltarë dhe deputet republikan dhe përfaqësues shqiptarë.

Eco Higjiena

Haliçik në këtë takim edhe njëherë është shprehur i gatshëm që kontaktet dhe partneritetin me Komunën e Gjilanit ta forcojnë vëllazërisht.”Ne jemi afër edhe për nga koncepti e tradita, por jemi afër edhe për nga koncepti i punës dhe i vlerave kulturore” u shpreh Haliçik.

Haliçik ndryshe ka premtuar se së bashku me një delegacion të zgjedhur ku më tepër do të ketë nga fusha e biznesit do ta vizitojë Gjilanin për herë të dytë dhe do të shikohet mundësia e investimeve atje.

Edhe Qemajl Mustafa ka falënderuar nikoqirin dhe ka premtuar se Gjilani do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë në të gjitha fushat. “Qyteti i juaj ka shumë elemente pozitive që ne mund t`i bartim në Gjilan. Jemi afërsisht të njëjtë për nga numri i banorëve dhe dëshirojmë që ta avancojmë nivelin e bashkëpunimit në fusha të caktuara dhe aty ku ne kemi nevojë për të mësuar” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj: