Eko Higjiena

Haliti: Zona ekonomike do të hap vende pune

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kompania “Vizion Project” ka prezantuar sot para Institucioneve Komunale të Vitisë, planin rregullues të hollësishëm për zonën ekonomike me statusin e parkut industrial. Kjo zonë ekonomike pritet që në të ardhmen të ndërtohet dhe vendoset në pjesën verilindore të qytetit të Vitisë, më saktësisht në zonën kadastrale Budrikë , me një sipërfaqe prej 15.5 ha në një parcelë të vetme. Përndryshe kjo zonë shtrihet në pjesën veriore dhe ka dalje në rrugën Ferizaj-Gjilan. Kurse në pjesën jugore kalon lumi “Morava”.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij takimi ka thënë se ai është i interesuar që përmes kësaj zone ekonomike me status të parkut industrial të ndihmoj zhvillimin ekonomik të vendit dhe gjenerimin e vendeve të punës. “Me të vërtetë jemi të përkushtuar të punojmë për mirëqenien e qytetarëve tanë. Me krijimin e kësaj zone ekonomike padyshim se do të ndihmohet zhvillimi ekonomik jo vetëm i komunës së Vitisë por edhe i vendit gjithashtu me këtë projekt do të bëhet gjenerimi i vendeve të punës“ u shpreh Haliti.

Fundamenti

Ndërkaq gjatë këtij takimi ku është bërë edhe prezantimi i planit rregullues të hollësishëm për zonën ekonomike me statutin e parkut industrial u dhanë tre skenarët e mundshëm se si mund të realizohet më së miri ky plan.

Në këtë takim pjesëmarrësit kanë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre konkrete, të cilët pritën të përfshihen në dokumentin përfundimtar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.