ARKATANA

Haliti zhvillon takim me Kryetarin e Komunës së Wängi TG, Thomas Goldinger

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Viti – Në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë ditës së dytë të qëndrimit ka vazhduar takimet me përfaqësues institucionalë dhe bashkatdhetarë.

Pasditen e së shtunës, Kryetari Haliti ka vizituar Komunën e Wängi TG, ku është pritur përzemërsisht nga Kryetari i kësaj komune, z. Thomas Goldinger, përfaqësues i Partisë Liberale (FDP).

Kjo vizitë u realizua në bashkëpunim me bashkëvendësin nga Stublla, z. Daniel Demaj, i cili është pjesë e FDP-së dhe shërben si këshilltar komunal tash e 9 vite.

Hidromorava

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale si dhe rolin e rëndësishëm të diasporës në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Në vazhdim të vizitës, Haliti vizitoi edhe Muzeun e Komunës, ku u prezantua ekspozita “Vernissage – Shkolla nëpër periudha”, e cila paraqet zhvillimin e arsimit ndër vite./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.