Haliti zhvilloj një takim me Stubllasit
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një takim të organizuar nga Këshilli i fshatit Stubëll dhe të shoqatave me po të njëjtën emër të cilat veprojnë në shtetet perëndimorë si: Zvicër, Gjermani dhe Austri.
Në këtë takimi kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të bizneseve, rinisë dhe klerik fetar nga ky fshat.
Përndryshe kryetari Haliti, pas bashkëbisedimit me Stubllasit i ka njoftuar ata lidhur me projektet kapitale të komunës që janë në interesin publik por edhe të këtij lokaliteti.
Ndër tjerash banorët e këtij fshati e njoftuan kryetarin Haliti se sipas tyre është e rëndësishëm ndërtimi i një shtëpisë për më të moshuarit./rajonipress/


