Haliti viziton shkollën teknike ku janë duke u vendosur rrethojat e fushave sportive
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtori për Arsim, Qahil Sinani vizituan sot shkollën e mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti ku janë duke vazhduar punimet në vendosjen e rrethojave të fushave sportive të futbollit dhe volejbollit.
Me këtë rast Haliti është takuar edhe me Drejtorin e kësaj shkolle, Nijazi Lutfiu me të cilën bashkëbiseduan për krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësim nxënie.
Haliti i përshëndeti edhe disa nga nxënësit e kësaj shkolle duke ju uruar suksese në mësimet e më tejme./rajonipress/


