ARKATANA

Haliti viziton shkollat e mesme, QKMF-në dhe Qendrën për Punë Sociale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira dhe drejtori i Arsimit Qahil Sinani, kanë inspektuar punimet në objektin e shkollës së mesme teknike në Viti me që rast janë informuar për gjendjen aktuale dhe ecurinë e këtij projekti i cili ka ngecur pa u përfunduar.

Gjatë kësaj vizite, udhëheqësit komunal kanë shqyrtuar mundësit për përshpejtimin e punimeve me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit të cilët po ashtu ishin në inspektim të punimeve të kësaj shkolle.

Sipas këtyre të fundit, objekti i ri i shkollës do të jetë i gatshëm për pranim teknik më 1 gusht, ndërkohë që viti i ri shkollor do të nis në këtë objekt për nxënësit e shkollës teknike.

Kryetari Haliti ka zhvilluar edhe një takim me drejtorin e Gjimnazit Kuvendi i Lezhës Gaspër Demaj dhe personelin kësaj shkolle ku është njoftuar me punën dhe aktivitetin, si dhe për vështirësitë dhe planet në të ardhmen.

Mobi Casa

Në vazhdën e vizitave që i bëri sot udhëheqja komunale institucioneve ishte edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, me që rast u takua me ekipin e mjekëve dhe drejtorin Xhemajl Arapi, si dhe ka vizituar edhe pacientët që merrnin asistencën mjekësore.

Kryetari Haliti gjatë vizitës nëpër gjitha repartet e kësaj qendre, ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e shërbimeve mjekësore dhe ka inkurajuar stafin mjekësor për angazhim edhe më të madh.

Edhe në Qendrën për Punë Sociale, kryetari me bashkëpunëtor ka zhvilluar një takim me stafin e kësaj qendre ku u njoh më për së afërmi me të arriturat, sfidat dhe planet./rajonipress/