Haliti viziton punimet në rrugët që krijojnë lehtësira për bujqit

Viti – Sot vizitova punimet e rrugëve bujqësore në Buzovik dhe rrugës rurale-bujqësore Buzovik-Lubishtë të cilat krijojnë lehtësira për bujqit tanë dhe qarkullim më të shpejtë midis fshatrave si dhe rritjen e vlerave të pronës ka shkruar Sokol Haliti.
Postimi i plotë:
Më këto rrugë po fillon edhe rrumbullakësimi i punimeve në të gjitha rajonet e komunës sonë.
Këto do të ndihmojnë qytetarët tanë që rrisin dhe krijojnë ekonomitë e tyre familjare!
Edhe në Skifteraj janë duke u rregulluar rrugët bujqësore por edhe rrugë të tjera siç është rruga Rrustë Sadiku.