Eko Higjiena

Haliti viziton punimet në Beguncë të Vitisë, ishte rrugë vështirë e qarkullueshme

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Në Beguncë të Vitisë, po zhvillohen punimet në hapjen dhe ndërtimin e rrugës e njohur me emrin “Rruga e Mullirit”.

Kjo rrugë e vjetër ishte vështirë e qarkullueshme për mjetet motorike e që kryesisht shfrytëzohej nga nxënësit e një pjese të banorëve të këtij fshati për të arritur në shkollë.

Uji Dea

Me këtë rast punimet i vizitoj kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili u prit edhe nga disa banorë që falënderuan atë për këtë projekt infrastrukturor.

Përndryshe Haliti, potencoi se ata do të vazhdojnë me realizimin e projekteve në çdo cep të Vitisë./rajonipress/