United Hospital

Haliti viziton panairin “Tregu në Rrota”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Në kuadër të manifestimit “Ditët e Mërgatës”, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Naim Pira, vizituan sot panairin “Tregu në Rrota”, i cili po mbahet në sheshin e qytetit të Vitisë.

Aktiviteti organizohet nga Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve të Kosovës “PePeKo”, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

United Hospital

Panairi ofron një hapësirë promovuese për prodhuesit vendorë të Komunës së Vitisë, të cilët prezantojnë produktet e tyre autentike dhe vlerat tradicionale, duke i dhënë qytetarëve, mërgimtarëve dhe vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me pasurinë dhe traditën e këtij rajoni.

Gjatë vizitës, kryetari Haliti dhe drejtori Pira u takuan me prodhuesit pjesëmarrës, duke vlerësuar rëndësinë e organizimeve të tilla në promovimin e prodhuesve vendorë, trashëgimisë tradicionale dhe potencialeve që ofron Komuna e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.