FITORJA

Haliti viziton nga afër disa projekte të rëndësishme që po realizohen në lokalitetet e ndryshme të Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot punimet në disa projekte të rëndësishme në territorin e kësaj komune të cilat janë duke u realizuar.

Me këtë rast ai ka vizituar Pozheranin, ku nga afër ka parë punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” për të vazhduar më pas edhe tek çerdhja në Çifllakë që pritet të shfrytëzohet në të ardhmen, kryesisht nga banorët e Pozheranit me rrethinë.

Gjithashtu kryetari Haliti, ka vizituar edhe fshatin Tërpezë ku po vazhdojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të kësaj ambulante që po realizohet në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me Shoqatën Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare” që kryesisht financohet nga Katari. Kreu i kësaj komune është ndalur edhe Radivojcë, ku po bëhet pastrimi dhe hapja e përroskës brenda këtij lokaliteti.

GRANDEMALL

Me këtë rast Haliti, potencoi se Komuna e Vitisë me një dinamikë të shtuar është duke punuar në shumë lokalitete të kësaj komune dhe sipas tij qëllimi i tyre është rritja e cilësisë së jetesës dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët në të gjitha sektorët.

Ai tha se kjo komunë mbetet e angazhuar që në bashkëpunim me partnerët e saj të realizoj sa më shumë projekte në interes ë qytetarëve të kësaj komune.

Kurse gjatë këtyre vizitave kryetari Haliti është takuar edhe me banorë të këtij lokaliteti të cilët u shprehën falënderues për projektet që po realizohen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.