Mobi Casa

Haliti vizitoi stacionin Policor në Viti dhe pa nga afër procesin e monitorimit të kamerave të vëzhgimit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot Stacionin Policor në Viti, për të parë nga afër monitorimin e kamerave të vëzhgimit të cilët janë vendosur në qytetin e Vitisë.

Ai aty është pritur në takim nga zyrtarët policor në krye me Komandantin e Stacionit Policor, Kapiten Afrim Halili, ku është njoftuar edhe me mënyrën e monitorimit dhe rëndësisë që kanë ato për sigurinë publike.

Komandanti Halili theksoj se i gjithë monitorimi është shumë i sigurt dhe nuk cenohet e drejta e asnjë qytetari, përmes këtyre incizimeve që bëhen, pos në raste kur nevojiten për hetime të ndonjë rasti eventual që bie ndesh me ligjin.

Eco Higjiena

Përndryshe në qytetin e Vitisë, konkretisht në disa vende janë vendosur kamera të vëzhgimit dhe ky projekt është mundësuar në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me UNMIK-un dhe policinë.

Sipas përfaqësuesve komunale do të shikohen mundësitë që vendosja e kamerave të vëzhgimit të bëhet edhe në disa lokalitete të kësaj komune si në Pozheran./rajonipress/