Haliti vizitoi punimet në një projekt infrastrukturor në Skifteraj

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatin Skifteraj të Vitisë, ku nga afër përcolli punimet parapërgatitorë në asfaltimin e pjesës së mbetur të rrugës “Rrustë Sadiku”.
Pjesa tjetër e kësaj rruge është përfunduar më parë.
Përndryshe asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët të cila kanë falënderuar kryetarin Haliti për këtë projekt infrastrukturor./rajonipress/