GRANDEMALL

Haliti vizitoi nga afër vend punishtet e shumta

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me qenë se në shumë lokalitete të komunës së Vitisë, është duke u punuar në projekte të shumta, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot disa nga to.

Ai sot për së afërmi vizitoj punimet në projektet infrastrukturore që janë duke u zhvilluar në qytetin e Vitisë, konkretisht për skaj të lumit “Morava e Binçës”, nga kisha Ortodokse deri të objekti i “Gorenjes”, si dhe pjesën tjetër në daljen e qytetit në drejtim të Kllokotit, hapësirën para shkollave të mesme, përfshirë parkingun.

Gjithashtu ai ka vizituar punimet në objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku janë duke u zhvilluar punimet në renovimin e këtij objekti që do të shndërrohet në inkubator biznesi.

GRANDEMALL

I pari i Vitisë tha se kjo komunë për disa vite ka ndryshuar për së miri dhe me realizimin edhe të këtyre projekteve jo vetëm se do të bëhet më e bukur, por edhe më e qasshme për qytetarët.

Ai tha se qeverisja e tij mbetet e përkushtuar të realizoj projekte të shumta në gjithë territorin e komunës së Vitisë dhe në interes të gjithë qytetarëve të saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.