ARKATANA

Haliti vizitoi fshatin Radivojcë për të parë nga afër projektet e shumta që po realizohen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira gjatë ditës së sotme kanë vizituar fshatin Radivojcë për të parë nga afër projektet që po realizohen në kompletimin e infrastrukturës rrugore.

Haliti është pritur edhe nga banorët lokal të cilët kanë falënderuar institucionet lokale dhe qendror për projektet që po realizohen në këtë fshat duke shtuar se me këtë po sigurohet lëvizja e lirë.

Eco Higjiena

Kurse Kryetari Haliti bëri me dije se pos asfaltimit të rrugës kryesore të këtij fshati do të bëhet edhe asfaltimi i rrugëve lagjore si dhe janë planifikuar realizimi i disa projekteve të tjera në interes të banorëve. “Përmes dy projekteve në Radivojcë do të bëhet kompletimi i infrastrukturës rrugore. Njëri projekt do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës kurse tjetri projekt me financimin e komunës, konkretisht në asfaltimin e rrugëve brenda fshatit”, u shpreh Haliti.

Ai tha se pos institucionet komunale kanë bërë planifikime të tjera si në ndërtimin e trotuareve, ndriçimit publik, rregullimin e hapësirës gjelbëruese pranë çezmës së këtij fshati por edhe në infrastrukturën shkollore si dhe në rregullimin e një rruge bujqësore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.