FITORJA

Haliti: Vitia edhe me një projekt për gratë ndërmarrëse

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ishte i pranishëm sot në trajnimin që është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, ku po trajnohen gratë ndërmarrëse të viseve rurale. Ai ka përshëndetur të pranishmet në këtë trajnim dhe tha se ky projekt për gratë vitiase është shumë i dobishëm.

“Ky projekt i ri për Vitinë, e posaçërisht për vitiaset është shumë i dobishëm, ngase aftësimi profesional është tepër i nevojshëm. Komuna e Vitisë në vazhdimësi ka përkrahur gratë në biznes, qoftë ato fillestare apo të mesme dhe ja tani Vitia është edhe me një projekt për gratë ndërmarrëse. Jam i gatshëm me ju përkrahë maksimalisht më të gjithë sektorët, për fillimin e bizneseve të reja”, u shpreh Haliti.

Fundamenti

Ky projekt, i cili implementohet nga organizata “D&D”, dhe përkrahet nga shoqata “Nënë Tereza”, ka në fokus mbështetjen për fillim të bizneseve të reja të grave të zonave rurale, grave të margjinalizuara, të Ri-atdhesuara, të atyre me kushte të rënda ekonomike dhe nënave vetushqyese.

Ndërsa përfituese do të jenë 200 – gra nga e gjithë Kosova.
Me këtë rast, Haliti ka vizituar edhe drejtorinë e Bujqësisë, drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe atë të Inspeksionit në Viti, ku është pritur nga drejtorët përkatës dhe stafi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.