UBT

Haliti: Veteranët do të trajtohen meritueshëm nga institucionet

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Sokol Haliti kryetar i Vitisë të mërkurën e ka pritur një grup të veteranëve të luftës së UÇK-së. Haliti ka thënë në këtë takim se veteranët meritojnë kujdes dhe tretman më të duhur institucional.

Kreu i Vitisë Sokol Haliti është ndier mirë që ka pasur mundësi të takojë veteranët e luftës.

Mobi Casa

Haliti në këtë takim ka thënë se do të angazhohet maksimalisht që kjo kategori të jetë më e avancuar në shoqëri. “Ne kemi obligim institucional që të kujdesemi për këtë kategori e cila nuk ka kursyer asgjë gjatë kohës së luftës. Do të jem lobues i të drejtave të juaja dhe ju sigurojë se ju do të keni tretman të meritueshëm nga ana ime” ka thënë Haliti.

Ndryshe veteranët e kanë uruar Halitin për postin e ri derisa i kanë dhuruar atij stemën e UÇK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj: