Haliti vazhdon edhe një vit me Sydneyn
Labinot Haliti e ka vazhduar kontratën me ekipin e tij Western Sydney Wanderers për një vit.Sulmuesi kosovar ishte në skadim të kontratës, ndërsa e rinovoi atë edhe për sezonin 2013-14.
Prishtinasi ndihet i lumtur që do t’i mbrojë ngjyrat e ekipit nga A-League edhe pse sezonin tjetër.
“Jam mjaft i lumtur që do të qëndroj dhe që do të luaj për fansat më të mirë të vendit. Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe e falënderoj stafin teknik, të cilët besuan në mua dhe nën drejtimin e tyre, unë vetëm mund të përmirësohem”, deklaroi Haliti.
Futbollisti kosovar ka zhvilluar 19 ndeshje për Wanderers sezonin e fundit, duke realizuar 5 gola.
Drejtori ekzekutiv i Wanderers, Lyall Gorman e mirëpriti vazhdimin e bashkëpunimit me Halitin, të cilin e konsideron si kontribuues në suksesin e klubit australian këtë sezon.
Ai beson se me Halitin, ky klub do të ketë sukses edhe sezonin e ardhshëm.


