Hidromorava

Haliti vazhdon ciklin e debateve me rininë vitiase

/ 1 minutë lexim

Viti – Pata një debat të shkëlqyeshëm me një pjesë të rinisë së qytetit të Vitisë, e cila duhet të përkrahet dhe ndihmohet në projekte të ndryshme ka thënë Sokol Haliti.

Kreu i Vitisë Sokol Haliti pos debateve me qytetar e banor të fshatrave të Vitisë një rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe rinisë.

Uji Dea

Duke vazhduar ciklin e takimeve me rininë vitiase Haliti ka thënë se kish një debat të shkëlqyeshëm me një pjesë të rinisë së qytetit të Vitisë.”Ata janë vrojtues të qeverisjes sonë dhe ne kemi obligime që ta përkrahim atë në të gjitha fushat. E kemi një rini të shëndoshë të cilën duhet ta ruajmë si sytë e ballit” është shprehur Haliti.

Haliti ka thënë se rinia vitiase do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale./rajonipress/