Fundamenti

Haliti uron besimtarët katolikë për Pashkë: Paqe, harmoni dhe shpresë në çdo familje

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Në prag të festës së Pashkëve Katolike, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët katolikë, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për reflektim dhe afrim mes njerëzve.

Në urimin e tij, Haliti shprehu dëshirën që kjo festë të sjellë gëzim, paqe dhe harmoni në çdo familje, duke i inkurajuar qytetarët që ta kremtojnë pranë më të dashurve të tyre.

Ai theksoi se Pashkët përfaqësojnë një moment të veçantë shpirtëror, që fton në dashuri, solidaritet dhe mirëkuptim, duke e cilësuar këtë ditë si një mundësi për të forcuar lidhjet njerëzore dhe për të ndarë vlera pozitive në shoqëri.

HW

“Le të jetë kjo ditë e bekuar një mundësi për të përçuar dashuri dhe për të ndarë lumturinë me të gjithë ata që na rrethojnë,” thuhet në mesazhin e tij urues.

Në fund, kryetari Haliti uroi që kjo festë të kremtohet me shëndet dhe begati, duke iu drejtuar besimtarëve me urimin tradicional: “Për shumë mot gëzuar Pashkët!”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.