UBT

Haliti uron besimtarët islam për Festën e Fiter Bajramit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Uroj dhe angazhohemi që të gjithë së bashku të lutemi dhe të punojmë për zhvillimin dhe ngritjen e mirëqenies sociale dhe ekonomike të qytetarëve tanë. Gëzuar festa e Fitër Bajramit thuhet në urimin e Sokol Halitit.

Njoftimi i plotë

Uji Dea

Të nderuar besimtarë të besimit islam. Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, shprehi urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët islam, duke dëshiruar që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime, por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes. Le të na shërbejë kjo ditë për çlirimin e shpirtit dhe të mendjes nga vështirësitë, pengesat e jetës së përditshme dhe padrejtësitë njerëzore. Uroj dhe angazhohemi që të gjithë së bashku të lutemi dhe të punojmë për zhvillimin dhe ngritjen e mirëqenies sociale dhe ekonomike të qytetarëve tanë
Gëzuar festa e Fitër Bajramit!
Sinqerisht
Sokol Haliti-Kryetar i Komunës së Vitisë.